Fjalë Kyçe

Me emblema e flamuj të ri, FSK sivjet shënon Ditën e Forcës me mandat të ri ushtarak

Me emblema e flamuj të ri, FSK sivjet shënon Ditën e Forcës me mandat të ri ushtarak

Forca e Sigurisë së Kosovës sivjet do të shënojë Ditën e Forcës me flamuj e emblema të reja për secilën njësi.

Ato janë dekretuar nga presidenti i Kosovës dhe të mërkurën ushtarët e FSK-së do të parakalojnë për herë të parë me mandat të ri ushtarak.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama thotë në një intervistë për KosovaPres, se sivjet Dita e Forcës do të jetë e veçantë për të gjithë Kosovën, meqë do të jenë zyrtarisht për herë të parë me mision dhe mandat të ri ushtarak.

Të mërkurën Forca e Sigurisë së Kosovës do të shënojë ditën e saj, me një ceremoni në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.Kjo është hera e parë që FSK shënon “Ditën e Forcës” me mision dhe mandat të ri ushtarak, pas fillimit të fazës së tranzicionit që erdhi pas miratimit të ligjeve për FSK-në në Kuvendin e Kosovës.

Andaj edhe kjo ceremoni nuk do të jetë krejt e zakonshme.Njësitë e FSK-së do të paraqitën me flamuj dhe emblema të reja, të dekretuara për çdo njësi nga presidenti i Republikës së Kosovës.