Fjalë Kyçe

“Me fëmijë mos u merrni se herën tjetër…”, nervozohet Robert Berisha me ata që e kritikuan për veshjen e vajzës së tij, Renee“

“Me fëmijë mos u merrni se herën tjetër…”, nervozohet Robert Berisha me ata që e kritikuan për veshjen e vajzës së tij, Renee“

Ditë më parë Robert Berisha uroi vajzën e tij për fillimin e vitit të ri shkollor.

Por, ajo çfarë mori vëmendjen e ndjekësve të cilët edhe e kritikuan ishte veshja e vajzës së tij të vogël, Renee, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

E madje, ishte faqja “Vipat e Bllokut” ajo e cila vazhdimisht publikonte fotografinë si dhe komentet e ndjekësve, derisa e kritikonin babain e saj, Robert Berishën.

Tani ai i ka reaguar ashpër “Vipave të Bllokut”, derisa ka thënë se kjo foto është realizuar në lagjen e saj, pasi në shkollë Renee ka uniformë.

Ndryshe, Renee është vajza e vetme e çiftit Nora dhe Robert, të cilët tre vite më parë i dhanë fund martesës së tyre.