Fjalë Kyçe

Më gjithë motin e keq, punëtori në Fushë Kosovë rrezikon jetën duke u ngjitur në majë të vinçit

Më gjithë motin e keq, punëtori në Fushë Kosovë rrezikon jetën duke u ngjitur në majë të vinçit

Qeveria e re ka premtuar shumëfishimin e inspektorëve të punës, por deri atëherë jeta e punëtorëve varet edhe nga mëshira e punëdhënësve.

Një lexues ka dërguar në redaksinë tonë një video ku shihet një punëtor duke punuar në majë të një vinçi gjatë motit me erë në një ndërtim të lartë në Fushë Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë ku punëtorët shihen duke punuar në terrene të vështira pa pajisje adekuate. Kur kësaj i shtojmë edhe kushtet atmosferike, atëherë situata bëhet edhe më e rrezikshme.

Rastet e vdekjeve në vendin e punës nuk janë të rralla në Kosovë, kurse shkaktar kryesor është mungesa e kushteve adekuate ai dhe shtytja nga ana e punëdhënësve për të punuar në situata të rrezikshme.

Autoritetet duhet të intervenojnë dhe të ndëshkojnë punëdhënësit e firmës në Fushë Kosovë bazuar sipas këtij denoncimi publik në media./Gazeta Alo/