Fjalë Kyçe

Me gjithë spekulimet për kaos dhe planifikim të një eksodi te Unitedi, Ronaldo është futbollisti fundit që largohet nga qendra stërvitore

Me gjithë spekulimet për kaos dhe planifikim të një eksodi te Unitedi, Ronaldo është futbollisti fundit që largohet nga qendra stërvitore

Lojtarët e Manchester Unitedit janë kthyer në stërvitje të martën pas humbjes turpëruese në derbi nga Manchester City.

Cristiano Ronaldo mungoi në Etihad Stadium – me arsyetimin se është i lënduar – ndërkohë që u përhapën spekulime të shumta lidhur me të ardhmen e tij.

Ai kishte udhëtuar drejt Portugalisë, mirëpo është rikthyer në Angli për të qenë i pranishëm në stërvitje, për më shumë ka qenë futbollisti i fundit që është larguar nga qendra Carrington.

Djajtë e Kuq luajnë të shtunën kundër Tottenham Hotspur, ndërsa CR7 ka dhënë maksimumin e tij në stërvitjet e të martës duke u larguar i fundit nga kompleksi stërvitor.

The Sun ka raportuar se Ronaldo është larguar i fundit i shoqëruar nga një ekip i truprojave gjatë daljes nga Carrington.

Pas rezultatit zhgënjyes ndaj Cityt, trajneri Ralf Rangnick do të shpresojë që CR7 të jetë në formë ndaj Spursave në mënyrë që Djajtë e Kuq të rikthehen në pozitën e katërt në renditje, përcjell telegrafi.

Unitedi aktualisht ndodhet në vend të pestë me një pikë më pak se Arsenali, por Topçinjtë kanë edhe tri ndeshje më pak të zhvilluara.