Fjalë Kyçe

Me kaq vite burg dënohet personi që ndihmoi të iknin sulmuesit e Sokol Zogajt

Me kaq vite burg dënohet personi që ndihmoi të iknin sulmuesit e Sokol Zogajt

Departamenti i Përgjithshëm -Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.ZH. për veprën penale të ricilësuar Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari B.ZH. ka ndihmuar të pandehurit B.A. dhe G.M. të cilët gjenden në arrati, që pas kryerjes së veprës penale të sulmit ndaj të dëmtuarit S.Z. ish- Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke qenë në dijeni dhe me dashje ka kontribuar në krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale, duke i transportuar të pandehurit nga vendi i ngjarjes në drejtim të Podujevës.

I dëmtuari S.Z. në realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Alo/