Kida dje festoi ditëlindjen.
Kida me rastin e 21 vjetorit të lindjes pranoi shumë urime dhe dhurata nga miqtë, familjarët dhe kolegët, shkruan lajmi.net.
Në mbrëmje, këngëtarja bashkë me shoqërinë e saj festoi deri në orët e vona në një lokal, kurse imazhe nga ndeja i solli në rrjete sociale.
Ajo dukej tejet joshëse e veshur në një fustan të zi, të shkurtër, ndërsa po argëtohej në maksimum.
Në mesin e personave që po e shoqëronin në këtë ndejë ishin edhe Dhurata Dora dhe bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana.