Loredana mbetet aktive në rrjetet sociale, pas një pauze që bëri duke i mbyllur ato.
Pas rikthimit në Instagram, reperja shqiptaro-gjermane ka sjell risi të shumta, e në mesin e tyre ishte edhe pajtimi me Petra.Z, e cila e kishte akuzuar që i mori 700 mijë franga.
Ndërsa, tashmë Loredana po vazhdon të punojë intensivisht në projektet të reja muzikore, duke mos lënë anash as fotosesionet e ndryshme.
Pikërisht sot, reperja duket mjaft e motivuar, pasi ka nisur ditën me një imazh të shkëputur nga seti i ri fotografik, ku dukej në formë të mirë dhe me shumë stil.
Reperja që është nënë e një vajze, së fundi është përfolur edhe për një ribashkim të mundshëm me reperin, Mozzik.
Ndërkohë, kujtojmë se Loredana ka paralajmëruar albumin e ri me titull: “Medusa”.