Fjalë Kyçe

Me këtë frazë do të fitoni intervistën e punës që dëshironi

Me këtë frazë do të fitoni intervistën e punës që dëshironi

Intervistat e punës janë shumë stresuese për ata që presin të kalojnë këtë proces në mënyrë që të punësohen. Shumë përgatiten sa më mirë që të munden paraprakisht, me shpresën për të gjetur një punë më të mirë.

Por shkenca vjen në ndihmë dhe në këtë rast, pasi përmes hulumtimeve të bëra në Amerikë dhe Evropë, u zbulua se ekziston një frazë që mund të krijojë një impakt pozitiv te personi që po ju interviston. “Unë e dua punën time”.

Sipas ekspertëve, këto fjalë vlerësohen qartë më shumë sesa një rezyme mbresëlënëse që nuk do të llogaritet dhe aq shumë nëse energjia që nxirrni jashtë, besimi dhe dashuria për punën tuaj nuk i transmetohen punëdhënësit tuaj të ardhshëm.

Përshtypja e parë është më e rëndësishmja sipas shumicës, kështu që duhet të përdorni mirë kohën që ju është dhënë për t’u paraqitur, pasi është e kufizuar. /abcnews.al