Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se përmes falsifikimit të dokumenteve ia kanë shitur banesën për 90 mijë euro një personi tjetër.
Policia e Kosovës ka njoftuar se D.D. (1977) dhe F.Z. (1981) janë arrestuar të enjten, ndërsa janë shpallur në kërkim SH.H (1979) dhe H.H. (1965). Policia ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë.
“Në këtë rast dyshohet, se personat e dyshuar D.D., m/k (viti I lindjes 1977), F.Z., f/k (viti I lindjes 1981), SH.H., m/k ( viti I lindjes 1979), dhe H.H., m/k (viti I lindjes 1965), në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marr shumën e parave në vlerën mbi 90,0000.00 euro”, thuhet në njoftim.
Të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.