Fjalë Kyçe

Me lugë e tenxhere, gastronomët protestojnë kundër masave anti-Covid

Me lugë e tenxhere, gastronomët protestojnë kundër masave anti-Covid

Ashtu siç kishin paralajmëruar, të pakënaqur me masat e reja anti-Covid, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës po mban aktivitetin simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë.

Sipas tyre masat e reja të izolimit në fundjavë nga qeveria janë të papranueshme, shkruan Indeksonline.

Ata sot kanë dalur përpara kafiterive në shenjë revolte për masat të cilët thonë se po dëmtohen ekonomikisht.

Kujtojmë që aktualisht, hyrje-daljet gjatë fundjavës ndalohen në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime.

Hyrjet dhe daljet në këto qytete ndalohen nga e premtja në orën 20:00, deri të hënën në orën 05:00.

Në këtë periudhë do të jenë mbyllura edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

https://www.facebook.com/185570591540629/videos/360058081891112