Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar një marrëveshje në Trilj të Kroacisë me kryetarin e këtij qyteti, Ivan Sipić, për një fabrikë ku do të përpunohet peshku.
Me këtë investim prej rreth shtatë milionësh pritet të punësohen 200 punëtorë, kryesisht gra dhe të rinj, njofton Klan Kosova.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishte kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili tha se është një investim i rëndësishëm për komunën.
“Marrëveshjen e kemi nënshkruar me pronarin e Conex Trade d.o.o z. Mladen Milakovic dhe përfaqësuesin e Emona Group nga Vushtrria. Punësimi i të rinjve dhe grave është prioritet i qeverisjes lokale, uroj që ky investim të realizohet sa më shpejt ndërsa Komuna do të ofrojë gjithë përkrahjen e nevojshme që kjo të ndodhë”, tha Tahiri.
