Fjalë Kyçe

 Më në fund një lajm i mirë për Rashicën

 Më në fund një lajm i mirë për Rashicën

Milot Rashica ka marrë një lajm të mirë.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës pritet ta nis nga minuta e parë ndeshjen e radhës që Werder Bremen e zhvillon kundër Dusseldorfit.

Rashica në janarin e vitit 2017 nga Vitesse e Holandës u transferua në Gjermani te Werder Bremen, por ende nuk ka arritur të fitojë vendin e titullarit te skuadra që drejtohet nga Florian Kohfeldt.

22 vjeçari nga Vushtrria që është paraqitur në gjashtë ndeshje për Bremen këtë sezon, pritet të jetë titullar ndaj Dusseldorfit në fundjavë.

“Trajneri i Werder Bremenit pritet të bëjë disa ndryshime në mbrojtje, por edhe në sulm. Milot Rashica dhe Florian Kainz pritet të jenë në dy krahët e sulmit të Werder Bremenit për ndeshjen kundër Dusseldorfit. Paraqitja e Rashicës në këtë ndeshje do të jetë rast i mirë për t’u treguar i suksesshëm”, ka shkruar “meinwerder.de”.