KQZ sot ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Pas Aktgjykimit të Supremes, Komuniteti i Bashkuar-Adrijana Hoxhiq nuk ka fituar mandat në Kuvend dhe një deputet i është hequr Iniciativës Rome parti këto që kishin fituar vota për komunitetet e tyre me ndihmën e Listës Serbe në komunat me shumicë serbe.
View this post on Instagram
Në vend të Adrijana Hoxhiq në Kuvend është futur Duda Balje nga Unioni Social Demokrat.
Duda Balje ka zgjedhur që triumfin e saj ta “festojë” me disa poza atraktive në Instagram.