Fjalë Kyçe

Me pranga në duar, Ronaldinho u dërgua në gjykatë në Paraguai

Me pranga në duar, Ronaldinho u dërgua në gjykatë në Paraguai

Skandali që rrethon ish futbollistin më të mirë në botë, Ronaldinho, po vazhdon.
Braziliani është arrestuar ditën e premte pasi është kapur duke hyrë në Paraguai me pasaportë false, së bashku me vëllanë e tij.

Pas arrestimit, ata janë dërguar në gjykatë, ku iu është caktuar masa e paraburgimit.Në mediet latine janë publikuar fotografi, me Ronaldinhon me duar në pranga duke u shoqëruar drejt gjykatës.

Ronaldinho kishte udhëtuar drejt Paraguait për të promovuar librin e tij, ‘Gjeniu i jetës’.