Fjalë Kyçe

Më shumë se gjashtë orë pritje në Merdare

Më shumë se gjashtë orë pritje në Merdare

Kolona të gjata mbi 2000 metra janë formuar në pikën kufitare në Merdare.

Për të kaluar pikën kufitare Kosovë – Serbi, sonte duhet të pritet më shumë se 6 orë, raporton KosovaPress.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare për të hyrë në Kosovë pritet deri në 2 orë, ndërsa kolona është e gjatë më shumë se 300 metra.

Për të hyrë dhe për të dal nga Kosova, pritje ka edhe në dy pikat kufitare, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.