Fjalë Kyçe

Më shumë se gjysma e votave me kusht janë për Lëvizjen Vetëvendosje

Më shumë se gjysma e votave me kusht janë për Lëvizjen Vetëvendosje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Deri në orën 17:15 minuta janë numëruar 16,321 vota nga rreth 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara sa janë gjithsejtë.

Nga këto vota të numëruara rezultati është si në vijim. LVV – 8461 vota PDK – 2776 vota LDK – 1769 vota AAK – 1445 vota NISMA – 400 vota. Pjesa tjetër e votave iu takon partive tjera.

Pas numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të fillojë numërimi i votave nga diaspora.