Fjalë Kyçe

Më shumë shqiptarë kanë vdekur nga koronavirusi në Amerikë, sesa në Kosovë

Më shumë shqiptarë kanë vdekur nga koronavirusi në Amerikë, sesa në Kosovë

Kardiologu Sulejman Çelaj thotë se për fat të keq ka njohur shumë shqiptarë  që kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus.

‘Fatkeqësisht në New York, New Jersey dhe Connecticut numri i të vdekurve shqiptarë është më i madh se në Kosovë. Është për të ardhur keq se si një komunitet kaq i vogël si shqiptarët kanë një numër kaq të madh të viktimave nga COVID-19”, tha Çelaj për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Çelaj thotë se si në SHBA ashtu edhe në gjithë botën të dhënat japin shpresë pasi shihet një rënie e numrit të vdekjeve dhe të prekurve me coronavirus. Duke komentuar për figurën e Presidentit Trump, mjeku shqiptar në SHBA thotë se ai është një biznesmen i zoti por nuk ka njohuri në fushën e mjekësisë.

“Mos i merrni për bazë deklaratat e Presidentit Trump në lidhje me COVID-19”, deklaroi ndër të tjera Sulejman Çelaj. Sylejman Çelaj është drejtor në Departamentin e  Kardiologjisë në një spital në Bronx të New York-ut.