Fjalë Kyçe

Me veturë zyrtare bashkë me familje drejt bregdetit në Shqipëri

Me veturë zyrtare bashkë me familje drejt bregdetit në Shqipëri

Pavarësisht se është veturë zyrtare dhe do të duhej të përdorej vetëm për çështje të punës dhe atë në orar të rregullt, dikujt nuk i pengoi që një prej veturave zyrtare ta përdorë për pushime.

Vetura zyrtare sot i shërbeu dikujt që t’i marrë familjarët, e t’ia mësyjë Shqipërisë.

Në një fotografi të dërguar në redaksi të Indeksonline shihet vetura zyrtare pikërisht në hyrje të tunelit në drejtim të Shqipërisë.

Ndryshe në veturë janë parë fëmijë e gra, teksa nuk dihet se si po lejohet të ndodhë një gjë e tillë në ditë vikendi, të përdoret vetura zyrtare madje për shërbime vetjake.