Fjalë Kyçe

Me zvogëlimin e qeverisë buxhetit do t’i kursehen rreth 15.5 milionë euro

Me zvogëlimin e qeverisë buxhetit do t’i kursehen rreth 15.5 milionë euro

Me zvogëlimin e qeverisë sipas premtimeve zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat pritet të arrijnë koalicion qeverisës, Instituti GAP thotë se buxhetit të Kosovës do t’i kursehen rreth 15.5 milionë euro për një mandat qeverisës.

Blendi Hasaj, hulumtues në Institutin GAP, thotë për KosovaPress, se sipas udhëzimeve administrative 04/2008 dhe 01/2008 zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë dhe shefat e kabineteve, përveç pagës mujore gëzojnë edhe benefite tjera shtesë, ku u mbulohet një shumë e caktuar për shpenzimet, drekave dhe telefonit mobil dhe fiks.Sipas tij, nga shkurtimi i pozitave të paraqitura në inforgrafikë, shpenzimet për ushqim, karburante dhe telefoni do të reduktoheshin automatikisht për rreth 3.4 milionë euro në një mandat. Hulumtuesi në këtë institut ka theksuar se kosto për një ministri gjatë një mandati është diku rreth 1 milion euro, përfshirë këtu pozitën e ministrit, zëvendësministrit dhe këshilltarët.

Ai ka shtuar se VV-LDK kanë premtuar se do të shuhen pozitat e koordinatorëve nacional, ku në qeverinë e kaluar ishin katër pozita të tilla me pagë të ngjashme si ajo e postit të ministrave.

Ngjashëm, pritet që numri i këshilltarëve të zëvendëskryeministrave të mos jetë më i lartë se i atyre të kryeministrit/es, dhe që mund të ndodhë që zëvendëskryeministrat të mbajnë dhe poste ministrore, me gjithsej 12 këshilltarë të tillë.Hasaj po ashtu thotë se përveç kursimeve, një qeveri më e vogël rrit edhe efikasitetin e koordinimin, shkurton kohën e marrjes së vendimeve, rrit besimin e qytetarëve, si dhe krijon adresa të qarta të përgjegjësisë.Ndryshe, në bazë të grupeve punese nga të dyja partitë, LVV dhe LDK, janë dakorduar që qeveria e ardhshme të mos ketë më shumë se 12 ministri.