Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të hynë sot në ring për të boksuar për të tretën herë mes vete, ku Fury do të synojë që të mbrojë titullin e peshave të rënda, atë të WBC.
Përballja e parë mes Furyt dhe Wilder daton në dhjetor të vitit 2018, ku asokohe nuk kishte fitore pasi që me vendime të gjyqtarëve meçi ishte i barabartë, përcjell KosovaPress.
Në përballjen e dytë, e cila u zhvillua në shkurt të vitit 2020, Fury arriti të shpallet kampion bote në WBC, pasi që e nokautoi Wilder në raundin e shtatë.
Sot, të dy boksierët do të vazhdojnë rivalitetin mes njëri-tjetrit, ku nikoqirë i meçit do të jetë T-Mobile Arena në Las Vegas.
Meçi mes Furyt dhe Wilder pritet të fillojë nga ora 5:30 të mëngjesit.