The New Saints ka pësuar dy gola të vonshëm në shtëpi nga Feronikeli për t’i zbeshur shpresat për një kualifikim nga rrethi i parë eliminator i Ligës së Kampionëve.
Uellsianët e morën lojën në kontroll pasi Greg Draper shënoi nga penalltia e akorduar pas faulit të shkaktuar nga Lapidar Lladrovci.
Aeron Edwards dyfishoi rezultatin pas një gabimi në zonë nga portieri Deniz Tropshupa.
Por, në momentet e fundit të ndeshjes, Mevlan Zeka ngushtoi disavantazhit për kosovarët, para se Astrit Fazliu ta shënonte golin e barazimit nga pika e bardhë pas lojës me dorë nga Simon Spender, shkruan më tutje mediumi britanik.
Me dy golat e pësuar në “Park Hall”, tani presioni është te TNS që duhet ta fitojë ndeshjen e kthimit në Prishtinë më 16 korrik.
TNS është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të tetë me radhë, por kurrë nuk e ka kaluar këtë fazë.