Fjalë Kyçe

Mediat e Bosnës: Kampionja Olimpike ka arritur në Sarajevë

Mediat e Bosnës: Kampionja Olimpike ka arritur në Sarajevë

Kampionja Olimpike, Majlinda Kelmendi ka mbajtur sot në orët e paradites seancën e parë stervitore, raporton Faktor.

Në organizimin e Federatës së xhudos të Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë ka filluar kampi veror i xhudos të cilin e udhëheq Driton Kuka trajneri i kampiones Olimpike nga Rio, Majlinda Kelmendi, shkruan Gazeta Alo.

Ky kamp veror ka mbledhur mbi 250 xhudistë dhe trajner nga Holanda, Norvegjia, Suedia, Belgjika, Turqia, Greqia, Kroacia, Australia dhe Bosnja e Hercegovina të cilët në katër ditët e ardhshme do të vijojnë seancat stervitore në sallën e hotelit Hollywood në Ingji.

Kampionja Olimpike, nga Rio dhe Kampionja botërore dhe dy herë Kampionja evropiane Majlinda Kelmendi ka mbajtur sot në orët e paradites seancën e parë stervitore

“Na vjen jashtëzakonisht mirë me organizimet e viteve të fundit të kampeve dhe pjesèmarrjen e xhudistëve të vlersuar në Evropë. Kemi kènaqsinë e veqant pasi në kampin tonë në mesin e pjesèmarrësve janë edhe emrat si Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka”, ka thënë Arijana Jaha para organizatorëve të kampit.

Driton Kuka i cili ka ardhur në vendin tonë ka thënë se këtu ndihet gjithmon i lumtur. Ndërsa për Sarajevën ka kujtime të mira pasi në kohën e tij garonte për klubin e xhudos Bosna.

“Xhudo është sporti Olimpik më i trofeshëm në vendin tuaj dhe sipas rezultateve dhe angazhimeve të Arijana Jahës dhe Brane Crnogorac ashtu do të jetë edhe në të ardhmen” ka deklaruar trajneri i Kampiones Olimpike.

“Ekziston tradita e bashkpunimit tonë e cila po vazhdon si para ashtu edhe pas luftës në këto treva. Shumë gjëra kemi mësuar këtu në Bosnë dhe Hercegovinë” , ka deklaruar udhëheqësi i kampit.

Pas treningut të parë për senior dhe junior ka vazhduar edhe seanca stervitore për pjesëmarrësit më të rinj, shkruan Faktor. /Gazeta Alo