Fjalë Kyçe

Mediat franceze: Liverpool është para Realit për shërbimet e Mbappes

Mediat franceze: Liverpool është para Realit për shërbimet e Mbappes

Ndërsa të gjithë flasin për rinovimin e Kylian Mbappesë me PSG-në apo për transferimin e tij te Real Madridi, Livepooli po punon prej kohësh për blerjen e talentit francez.

Canal + France, në fakt, e liston ekipin anglez si të parin në garën për të marrë Mbappen.

E vërteta është se Liverpooli ka gjithçka gati për nënshkrimin e tij, sapo vetë sulmuesi ta ndajë mendjen nëse do të largohet apo do të rinovojë me parizienët.

E ndërsa Real Madridi po kërkon para për të paguar për një transferim multimilioner, “The Reds” janë hapa para, madje kanë vendosur edhe cilin “yll” të skuadrës do të shesin: Salah do të zgjidhej nga Liverpooli për t’i lënë vend Mbappes. Egjiptiani është përfolur shpesh për një largim të mundshëm nga Premier League.

Salah ka një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe negociatat për rinovimin e tij nuk po shkojnë siç dëshiron ai.

Nga ana tjetër, Klopp është një adhurues i Mbappes, me të cilin ka folur në më shumë se një rast në përpjekje për ta bindur atë të largohet nga PSG dhe t’i bashkohet Liverpoolit.