I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, po qëndron në Kosovë, për një vizitë treditore.
Megjithatë, këtë vizitë të Palmerit në Kosovë, mediat në Beograd, po e quajnë ”presion të qetë ndaj Serbisë”, njofton Klan Kosova.
Tutje në artikullin e publikuar nga srbijadanas, detajohet vizita e Matthew Palmer, ku përmendet diskutimi i tij me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Aty po ashtu përmendet edhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili do të qëndrojë në Prishtinë sot dhe nesër.