Fjalë Kyçe

Mediat serbe: Gjarpri s’do të jetë më president i Kosovës

Mediat serbe: Gjarpri s’do të jetë më president i Kosovës

Mediumi serb ‘Novosti’ që njihet për afërsi dhe propagandë në shërbim të ish-ministrit të Informacionit të Sllobodan Millosheviqit ka raportuar pasi presidentit të Kosovës i është konfirmuar aktakuza nga Specialja.

Ky medium që është vegël e Aleksander Vuçiqit, i është referuar Thaçit me nofkën ‘Gjarpri’.

Novosti serb ka shkruar se pas konfirmimit të aktakuzës “”Gjarpri” nuk do të jetë më president i një shteti “fals””, transmeton Gazeta Express.

Ish-drejtuesi politik i UÇK’së, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit pasi Gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorit të Specializuar.

Ai pritet të udhëtojë për në Hagë sot gjatë ditës.