Jose Mourinho pritet të largohet nga ekipi i Fenerbahçes, sipas lajmeve të fundit nga mediat në Turqi.
Trajneri i njohur pritet që në fund të sezonit të ndërpresë bashkëpunimin me gjigantin turk pasi është afër marrëveshjes mes kombëtaren e Portugalisë.
Siç shkruan “HTSpor”, Mourinho tashmë ka një marrëveshje me kombëtaren portugeze.
Zërat për largimin e Mourinhos nga Fenerbahçe ka kohë që kanë filluar, pasi dështoi të ketë sukses në ligën e Turqisë.
Nëse “Special One” jep dorëheqje atëherë ekipi turk nuk ka nevojë të paguaj ndonjë dëmshpërblim.