Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi padyshim që me paraqitjet e tij e ka marrë vëmendjen e shumë klubëve të njohura.
Para pak ditës u raportua që Tottenham është duke përgaditur një ofertë prej 20 milionë euro, për sulmuesin kosovar.
Kurse tani sipas mediave turke për futbollistin kosovar është i interesuar edhe një klub spanjoll.
Bëhet fjalë për Real Sociedadin e madje në shtypin spanjoll është treguar që ky klub edhe ka kontaktuar me Fenerbahcen për transferimin e Muriqit.
Sociedadi dëshiron të jetë pjesë e garave evropiane andaj duke i parë golat e Muriqit me Fenerbahcen, vëmendja e tyre është te ai.