Fjalë Kyçe

Mediat zvicerane shkruajnë për rastin tragjik të familjes në Pozharan të Vitisë

Mediat zvicerane shkruajnë për rastin tragjik të familjes në Pozharan të Vitisë

Media zvicerane 20min ka raportuar për vrasjen e katër anëtarëve të një familje në Pozharan të Vitisë.

“Si u mundua djali të shpëtojë nga babai i tij”, shkruan media për ngjarjen, transmeton Gazeta Express.

Dyshimet janë se babai vrau tre anëtarët e familjes së tij dhe më pas vetën.

“Të ndjerët jetonin në Villeneuve në kantonin Vaud dhe kaluan ditët e fundit me pushime në atdheun e tyre, Kosovë. Miqtë dhe të njohurit në Zvicër janë të tronditur. Vëllai i gruas së vrarë, e cila gjithashtu jeton në kantonin Vaud, informon për tragjedinë përmes Facebook: “Jam i mërzitur shumë pasi që mora lajmin e trishtuar nga motra dhe dy nipat tanë”. Ai shpreson që Zoti të marrë tre anëtaët në Parajsë, shkruan ai. Miq të panumërt i shprehin ngushëllimet e tij: “Ngushllime” – shqip për ngushëllime – shkruajnë nën artikullin.”

Media shkruan edhe për raportin e Policisë së Gjilanit si dhe dyshimet e dëshmitarëve.