Fjalë Kyçe

Mediet britanike: Fabregas javën e ardhshme te Monaco

Mediet britanike: Fabregas javën e ardhshme te Monaco

Tashmë vetëm pritet zyrtarizimi i Cesc Fabregasit te klubi francez, Monaco.

Mesfushori spanjoll dhe Chelsea janë farë pranë ndarjes dhe lojtari ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Ligue 1.

Sipas medieve britanike, Fabregas javën që vjen do të zbres në Monako, aty ku edhe do të firmos kontratën me skuadrën franceze.

Fabregas pas tete viteve në Arsenal dhe katër tek Chelsea, do të largohet nga Premier League më dy trofe të fituar në elitën angleze.

Spanjolli në Premier League ka bërë 500 paraqitje, 79 gola dhe 146 asistime, statistika këto që tregojnë së bëhet fjalë për një futbollist cilësorë.

Fabregas karrierë ka bërë edhe tek Barcelona, dhe tani është vetëm çështje ditësh kur spanjolli do të prek edhe emocionet e ligës franceze.