Fjalë Kyçe

Mediet italiane: Fiorentina këmbëngul për yllin e Kosovës

Mediet italiane: Fiorentina këmbëngul për yllin e Kosovës

Klubi i madh italian, Fiorentina duket se është futur seriozisht në garë për yllin e Kosovës, Arbër Zenelin.

Mediet italiane vijnë me lajmin se klubi nga Firenca, është vënë në ndjekje të Zenelit, i cili po bën një super-sezon me klubin e tij aktual, SC Heerenveen, transmeton Gazeta Alo.

“Fiorentina është vënë në ndjekje të sulmuesit kosovar, Arber Zeneli”, shkruajnë mediet italiane.

Zeneli me SC Heerenveen ka kontratë deri në vitin 2019, por duket se reprezentuesi i Kosovës gjatë këtij dimri do të bëhet më klub të ri, dhe siç mësohet, Fiorentina është destinacion i mundshëm. /Gazeta Alo/