Fjalë Kyçe

Mediet italiane: Milani dhe Chelsea po finalizojnë detajet e shkëmbimit Morata-Higuain

Mediet italiane: Milani dhe Chelsea po finalizojnë detajet e shkëmbimit Morata-Higuain

“Milani dhe Chelsea po finalizojnë detajet e një shkëmbimi jo të lehtë, por pothuajse të pashmangshëm”.

Me këtë deklaratë, “Mediaset” pohon se shkëmbimi mes Alvaro Morata nga Gonzalo Higuain do të kryhet nga 1 janari 2019.

Leonardo dhe Marina Granovskaia, të cilët kanë mbajtur bisedime prej disa javësh edhe për Tiémoué Bakayoko dhe Cesc Fábregas, thuhet se kanë konkluduar në dy skenarë hipotetikë për të zgjidhur të ardhmen e dy lojtarëve.

Skenari i parë: Higuain kalon te Chelsea në formën e huazimit, me mundësi për t’u blerë në muajin qershor, për sa kohë edhe Juventusi pajtohet, ndërsa Morata do të luajë i huazuar te kuqezinjtë për 18 muaj.

Skenari i dytë: shkëmbimi i lojtarëve për një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh, pastaj shkëmbimi përfundimtar pa ndonjë përfitim ekonomik në merkaton e verës, duke i paguar “Zonjës së Vjetër” 36 milionë euro për sulmuesin argjentinas.