Fjalë Kyçe

Mediet italiane zbulojnë datën e debutimit të Vedat Muriqit

Mediet italiane zbulojnë datën e debutimit të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi pritet të debutojë me Lazion më 17 tetor në sfidën e javës së katërt të Serisë A kundër Sampdorias, pra pas gati një muaji kur firmosi me kryeqytetasit italianë.

Sipas medieve italiane, sulmuesi i ri i bardhekaltërve humbet takimet me Cagliarin, Atalantën dhe Interin.

Jo vetëm kaq, por rikuperimi i tij i plotë prej koronavirusit e detyron Muriqin të humbasë dhe 3 takimet e Ligës së Kombeve me Kosovën, të planifikuara për muajin tetor (Maqedoni e Veriut, Slloveni dhe Greqi).

Muriqi rezultoi pozitiv me COVID-19 pas analizave të kryera në Stamboll para nisjes drejt Italisë.