Fjalë Kyçe

Mediet zvicerane shënjojnë Andi Zeqirin dhe Bastien Tomën si pasues të Shaqirit me shokë

Mediet zvicerane shënjojnë Andi Zeqirin dhe Bastien Tomën si pasues të Shaqirit me shokë

Andi Zeqiri dhe Bastien Toma janë dy nga emrat më të përfolur në mediet zvicerane.

E përditshmja zvicerane ‘Sport’, dedikon një artikull të veçantë për kombëtaren U21 të Zvicrës, me fokus të veçantë në Andi Zeqirin e Bastien Tomën, përcjell lajmi.net

Zeqiri e Toma, të ndihmuar nga emra si Dan Ndoye, Toni Domgjoni apo Kastriot Imeri, kualifkuan shpresat e Zvicrës në raundin final të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 10 viteve.

Kjo gjeneratë e artë e Zvicrës U21 vjen për herë të parë pas asaj të vitit 2011, kur Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Yann Sommer shkëlqenin.

Këta të fundit sot vazhdojnë të luajnë me kombëtaren A të helvetikëve, dhe Zeqiri, Toma e të tjerët shënjohen si pasues të tyre.

Më herët gjatë këtij viti, Andi Zeqiri konfirmonte se do të luante me kombëtaren e Kosovës, por ai nuk u grumbullua për ndeshjet e tetorit.

Bastien Toma po ashtu thuhej të jetë pajtuar me FFK, por as ai nuk u pa i grumbulluar.

Lufta vazhdon të jetë e madhe mes Zvicrës dhe Kosovës për grumbullimin e talentëve. Mbetet të shihet nëse ‘Sport.ch’ do të ketë të drejtë, dhe Andi Zeqiri, Bastien Toma, Toni Domgjoni e Kastriot Imeri do të ndjekin hapat e Xhakës, Shaqirit, Mehmedit e Behramit dikur.