Fjalë Kyçe

Mediumi amerikan: Messi do të vendos mes Barcelonës dhe Inter Miamit

Mediumi amerikan: Messi do të vendos mes Barcelonës dhe Inter Miamit

Inter Miami apo Barcelona. Këto janë dy destinacionet ku Lionel Messi do ta vazhdojë karrierën, sipas The Athletic.

Mediumi amerikan shkruan se ylli argjentinas e ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet ekipit nga Arabia Saudite, Al-Hilal, transmeton Gazeta Express.

Sipas tyre, Major League Soccer dhe klubi Inter Miami po bëjnë maksimumin që ta joshin shtatë herë fituesin e Topit të Artë që t’u bashkohet atyre.

Ndërkohë, maksimumin është duke e bërë edhe Barcelona.

Katalonasit dje morën dritën jeshile nga La Liga dhe tani kanë mundësi t’i bëjnë ofertë Messit për ta rikthyer në “Camp Nou”.