Fjalë Kyçe

Megjithatë Zenit kërkon më shumë nga Chelsea, për shërbimet e Paredes

Megjithatë Zenit kërkon më shumë nga Chelsea, për shërbimet e Paredes

Zenit St.Petersburg ka reaguar për zërat e fundit që pohojnë se lojtari i tyre ka kaluar tek Chelsea.

Është thënë se Leandro Paredes do të kalojë tek Chelsea gjatë këtij afati kalimtar, për shumën e 10 milionë eurove.

Paredes shihej si zëvendësuesi i spanjollit Cesc Fabregas, i cili ditë më parë u largua në drejtim të Monacos.

Por, një reagim sot ka ardhur nga skuadra ruse, të cilët hedhin poshtë zërat për largimin e lojtarit nga Zenit.

“Goal” mëson se rusët po kërkojnë jo më pak se 40 milionë euro për ta liruar lojtarin të shkojë në “Stamford Bridge”, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse tashmë londinezët do të arrijnë të plotësojnë edhe këtë kusht të vendosur.

Sarri është një nga ata që e pëlqen jashtëzakonisht shumë reprezentuesin argjentinas dhe mund të bëjë presion për ta transferuar.