Fjalë Kyçe

Mehaj për kadetët e FSK-së: Ujqërit tanë të rinj janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pamposhtur

Mehaj për kadetët e FSK-së: Ujqërit tanë të rinj janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pamposhtur

Ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj iu është referuar kadetëve të rinj me “Ujqërit”, teksa ka shkruar se ata janë të pamposhur dhe të pandalshëm, transmeton Repoteri.net.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj tha se kadetët e FSK-së e kanë dëshmuar të jenë të pamposhur e të pandalëshëm edhe në Stërvitjen “Guximi i palëkundur 2022”.

“Se kadetët tanë janë të tillë, këtë e dëshmuan edhe në Stërvitjen “Guximi i palëkundur 2022”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Ujqërit tanë të rinj janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pamposhtur.

Se kadetët tanë janë të tillë, këtë e dëshmuan edhe në Stërvitjen “Guximi i palëkundur 2022”.

Jeta për Ujqërit tanë nuk është e lehtë, por ata janë këmbëngulës dhe mbi të gjitha kanë besim te vetja dhe besim në ekip.

Ata janë të talentuar dhe të vetëdijshëm për misionin e tyre sfidues, por janë të vendosur se objektivi i synuar duhet të arrihet.

Ata e dinë se çelësi më i rëndësishëm i suksesit është vetëbesimi, e çelësi më i rëndësishëm për vetëbesimin është përgatitja.

E ardhmja jeni ju, prandaj jemi krenar me ju!Vazhdojmë të përgatitur maksimalisht drejtë sukseseve maksimale!