Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar disa pamje nga stërvitjet e ushtarëve të FSK-së.
Ai ka thënë se kadetëve iu testuan “pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndrueshmëria, forca dhe kondicioni fizik”, shkruan lajmi.net.
“Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë dhe fizikisht”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Postimi i plotë:
“Aromë Beteje” është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda e përcjellur nga 2km vrapim.
Kadetëve i’u tesuan pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndueshmëria, forca dhe kondicioni fizik.
Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen.
Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht.