Fjalë Kyçe

Mehaj: Ushtria e Kosovës vazhdon të furnizohet me armatim, investimi është obligimi ynë

Mehaj: Ushtria e Kosovës vazhdon të furnizohet me armatim, investimi është obligimi ynë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, teksa ka përkujtuar Eksodin e Shqiptarëve të Kosovës, gjatë të cilit mbi një milionë shqiptarë u dëbuan më dhunë nga forcat paramilitare serbe, ka thënë se 23 vite pas luftës, Republika e Kosovës është më e fortë politikisht e ushtarakisht.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, tha se ushtria e vendit është furnizuar dhe vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne.

“Ushtria jonë është furnizuar e vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne. Vendi ynë është i sigurt falë ushtrisë sonë dhe aletëve tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Investimi në ushtri është obligim i yni të cilin do ta përmbushim me çdo kusht. Forcimi dhe pajisja e ushtrisë sonë, është garanca kryesore e sigurisë dhe stabilitetit në vend e në rajon”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Eksodi i shqiptarëve të Kosovës, gjatë të cilit 23 vjet më parë, mbi një milionë shqiptarë u dëbuan me dhunë nga forcat paramilitare serbe. Të dëbuarit u vendosën kryesisht në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Populli ynë përjetoi përndjekje e dëbime vetëm pse kërkonte të drejtat e tij dhe mbi të gjitha vetëm pse ishte shqiptar. Spastrimi etnik, ishte qëllimi kryesor i shtetit kriminal serb.

Gjatë luftës së vitit 1998-1999 i dolëm në ballë armikut me ato mundësi e mjete që kishim, mbrojtëm popullin aq sa mundëm dhe në fund fituam lirinë e vendit tonë, falë edhe ndihmës së jashtëzakonshme të SHBA-ve.

Sot 23 vite pas, Republika e Kosovës është më e fortë politikisht e ushtarakisht.
Ushtria jonë është furnizuar e vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne. Vendi ynë është i sigurt falë ushtrisë sonë dhe aletëve tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Investimi në ushtri është obligim i yni të cilin do ta përmbushim me çdo kusht. Forcimi dhe pajisja e ushtrisë sonë, është garanca kryesore e sigurisë dhe stabilitetit në vend e në rajon.
Ne kurrë nuk do të lejojmë më që populli ynë të përjetojë krimet, dëbimet, masakrat, dhunën, terrorin e gjenocidin që e kishte përjetuar gjatë luftës 1998-1999.