Disa zona të Meksikës po përballen me një stuhi kërcënuese për jetën.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së, stuhia e kategorisë 3 është përshkruar si “jashtëzakonisht e rrezikshme” me erëra prej 130 mph të regjistruara dhe me parashikime të shiut që mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu, raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv
Ndërsa kreu i zyrës shtetërore të mbrojtjes civile, Pedro Nunez, tha se po u bënë thirrje qyetarëve për kujdes të shtuar.
“Tani për tani ne po kryejmë patrulla nëpër qytete, për të alarmuar njerëzit në mënyrë që ata të mund të mbajnë zotërimet e tyre të sigurta dhe të qëndrojnë të sigurt në zona më të sigurta”, tha ai.
E, në shtetin fqinj të Jaliscos, guvernatori Enrique Alfaro tha se 270 njerëz ishin detyruar të largoheshin nga një qytet pranë rrugës së pritshme të uraganit.