Një tjetër moment i sikletshëm ka ndodhur mes Presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë të Amerikës, Melania Trump.
Teksa Melania përfundoi fjalimin në konventën e republikanëve për zgjedhjet presidenciale, Trump u përkul për ta puthu. Një veprimin ky të cilin e ka vënë në siklet Zonjën e Parë, e cila nga foto që po qarkullojnë në media, duket qartë se ka dashur të shmang puthjen në buzë nga bashkëshorti.
Në nxitim e sipër, Melania ktheu faqen dhe ky veprim është komentuar mjaft në rrjetet sociale.
Veprime të tilla janë të herë pas hershme mes çiftit presidencial. Kujtojmë që javën e kaluar, Melania është vënë re teksa largon dorën nga Presidenti Trump.