Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka pritur në zyrën e Grupit Parlamentar të PDK-së, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Krasniqi tha se me ambasadorin Hovenier, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, konkretisht për kërkesën e PDK-së për zgjedhje të parakohshme në vend.
“Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi.
Kryediplomatja gjermane, Baerbock thirrje Qeverisë së Kosovës nga Bundestagu që të bëjë gjithçka për anëtarësim në KiE
Ambasadori Hovenier gjatë ditës është takuar edhe me presidenten Osmani në takimin e përjavshëm.