Fjalë Kyçe

Memli Krasniqi kujton Adem Demaçin, simbolin e sakrificës e të rezistencës

Memli Krasniqi kujton Adem Demaçin, simbolin e sakrificës e të rezistencës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar Adem Demaçin në 6 vjetorin e vdekjes së tij.

Demaçin, Krasniqi e quan simbol të sakrificës e të rezistencës, sikurse edhe shembull të një atdhetari të paepur.

“6 vjet pa Adem Demaçin – simbolin e sakrificës e të rezistencës dhe shembullin e atdhetarit të paepur, i cili ia kushtoi një jetë lirisë, demokracisë, Kosovës dhe popullit tonë”.

“Përjetësisht në zemrat dhe mendjet tona, Baca Adem”, shkroi Memli Krasniqi në Facebook.

Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë më 26 korrik të vitit 2018, në moshën 82 vjeçare.