Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shtruar sot iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyratre në Facebook, ai tha se muaji i shenjtë i Ramazanit, në traditën tonë në Kosovë, ka shërbyer edhe si përafrim e bashkim mes njerëzve, duke u manifestuar me virtyte të larta shoqërore, si solidariteti, mirëkuptimi e humanizmi.
“Në shenjë respekti dhe bashkëpunimi, sot prita në iftar Myftiun Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Muaji i shenjtë i Ramazanit, në traditën tonë në Kosovë, ka shërbyer edhe si përafrim e bashkim mes njerëzve, duke u manifestuar me virtyte të larta shoqërore, si solidariteti, mirëkuptimi e humanizmi.
Besimi dhe adhurimi ndaj Zotit, posaçërisht gjatë këtij muaji, qofshin frymëzim për të gjithë, që veprat e mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të kultivohen e shtohen edhe më shumë.
Agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve!”, ka shkruar Krasniqi.