Fjalë Kyçe

Memli Krasniqi thotë se Serbia po administron të gjitha komunat serbe në Kosovë me pajtimin e qeverisë

Memli Krasniqi thotë se Serbia po administron të gjitha komunat serbe në Kosovë me pajtimin e qeverisë

Deputeti i PDK’së, ka thënë për të T7 se zyrtarët e lartë qeveritarë kanë bërë marrëveshje të fshehtë me Serbinë që të lejohet futja e zyrtarëve serbë për administrim shëndetësor në kohën e pandemisë. Krasniqi thotë se administrimi i komunave serbe është bërë në nivel vendi e jo vetëm në veri.

‘’Kemi paralajmëruar javën e kaluar që është një marrëveshje e fshehtë e Kurtit, ministrit të jashëtm Konjfca, ministri i brendshëm në detyrë Svecla dhe ministri i Shëndetësisë Vitia me qeverinë e Serbisë për të lejuar të hynë në Kosovë rreth 300 zyrtarë të Serbisë, të cilët beshoen që janë mjekë e infermierë, por nuk janë konfirmuar as kontrolluar në hyrjen e tyre”, ka thënë Krasniqi.
Ky është fakti i parë i rrezikimit të sigurisë kombëtare. Fakti i dytë është se kjo shënon dorëzimin e administrimit shëndetësor ndaj Serbisë jo vetëm ndaj pjesës veriore, pasi qeveria ju ka lejuar që të administrojnë me pandeminë në Kososvë kudo që jetojnë serbët. Kjo bën të ndodhë pasi i dimë vështirësitë e administrimit me këto komuna. Kur fakti që një qeveri me qëndrim zyrtar e pranon një gjë të tillë është diçka e paparamendueshme.’’, shtoi ai.

‘’Sapo e dëgjova Haki Abazin duke thënë se ka marrëveshje ndërkomëbtare për këtë çështje. Nuk ka asgjë të vërtetë për këtë. Pse nuk kemi dërguar ne dikë në Luginë të Preshëves. Pse mjekët nga Shqipëria nuk erhdën këtu. Ku është reciprociteti që po e cekin ata. Vendimi për karantinim e kishin marrë Serbia jo qeveria jonë. Më vjen keq që e detyraun ministrin Vitia të del në intervistë dhe të pranojë ato masa