Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala gjatë fundjavës ka qëndruar në Prishtinë.
Një nga arsyet e vizitës së tij ishte takimi me sulmuesin Meriton Korenica.
Indeksonline ka bërë të ditur këtë të hënë (29 prill) në bazë të burimeve të veta që Lala është në negociata për ta ofruar futbollistin nga Rahoveci nën ombrellën e kompanisë së tij.
Korenica ka qenë në formë të lartë sivjet duke shënuar 8 gola në edicionin pranveror.
Kontrata e tij me Prishtinën skadon në qershor të vitit 2020.