Fjalë Kyçe

Menaxheri i Rashicës, Altin Lala konfirmon të ardhmen e sulmuesit vushtrrias

Menaxheri i Rashicës, Altin Lala konfirmon të ardhmen e sulmuesit vushtrrias

Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala, ka konfirmuar se sulmuesi i Kosovës do të mbetet te Werder Bremeni së paku deri në përfundimin e këtij sezoni.

Milot Rashica është duke vazhduar me formën e lartë në Gjermani te skuadra e Werder Bremenit. Nga 12 paraqitje të tij deri më tani në Bundesligë dhe Kupë, sulmuesi vushtrrias ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 3 asistime.

Ndërkaq, deri më tani gjatë këtij viti ka shënuar 21 gola në të gjitha garat, përfshirë edhe ndeshjet me Kosovën, nga 37 paraqitje në total.

Kjo formë e tij e mirë, ka bërë që shumë skuadra europiane të shprehin interesim për 23 vjeçarin, përfshirë këtu skuadrat si Milani e Napoli.

Por, menaxheri i Milot Rashicës dhe njëherëshit ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala, ka konfirmuar se klienti i tij do të jetë te Werder Bremeni deri në fundin e sezonit, duke hedhur poshtë çdo mundësi që ai të largohet gjatë verës.

“Largimi në dimër nuk është temë diskutimi” – ka thënë Lala në një intervistë për ‘Kicker’.

Milot Rashica ka kontratë të vlefshme me Werder Bremenin deri më 2022, teksa vlera e tij në tregun e transferimeve është 20 milionë euro.