Fjalë Kyçe

Mëngjeset e ftohta dhe me brymë këtë javë në Kosovë

Mëngjeset e ftohta dhe me brymë këtë javë në Kosovë

Në Kosovë moti mbetet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë vjen si rrjedhojë e masave stabile të ajrit të cilat do të mbeten prezent gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.

“Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim.

Theksohet se kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

“Kur përmenden kushtet agrometeorologjike vlen të ceket se java do të jetë e favorshme për bujkun për t’i mbjellë kulturat vjeshtore, pasi që ditëve të fundit patëm reshje në sasi të konsiderueshme shiu dhe jemi brenda afatit kohor të mbjelljeve të kulturave vjeshtore”, njofton IHMK-ja.