Sot në vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe me shi. Ditën kryesisht me vranësira, reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në vise malore mbi 1500m reshje bore.
Sipas Prishtina Weather, pasdite reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje kthjellime dhe ftohtë.
1 dhjetor – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Ditën kryesisht me diell.
2 dhjetor – Në mëngjes pjesërisht vranët. Më pas gjatë ditës vransirat do të shtohen.
3 dhe 4 dhjetor- Të martën ftohtë, në mëngjes reshje shiu dhe bore, që gjatë ditës do të shndërrohen në reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Ditën e mërkurë, ftohtë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.