Fjalë Kyçe

Mërgim Berisha në shitje?

Mërgim Berisha në shitje?

Sulmuesi kosovar nuk e ka gjetur vetën në ekipin turk dhe duket se do ta përfundojë aventurën e tij para kohe në këtë ekip

Mediat e Turqisë kanë lajmëruar të mërkurën se drejtuesit e Fenerbahces po planifikojnë që ta largojnë sulmuesin kosovar.

Për këtë ata janë të hapur për të pritur oferta për sulmuesin.

Berisha nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet në fushë të Berishës. Deri me tani sulmuesi kosovar ka gjetur vetëm tri herë golin nga 25 paraqitje të tij në Superligën, përcjell express.

Berisha ishte blerë nga Salzburgu për 5 milionë euro gjatë verës së vitit të kaluar.

Ndryshe, Berisha ende nuk është ftuar nga Kosova derisa më parë ai ka luajtur për Kombëtaren U-21 të Gjermanisë. Kosovari ka kontratë me Fenerbahcen deri në qershorin e vitit 2025.