Fjalë Kyçe

Mërgim Berisha shënon në fitoren e Salzburgut

Mërgim Berisha shënon në fitoren e Salzburgut

Sulmuesi kosovar Mërgim Berisha ka shënuar për ekipin e tij Red Bull Salzburg në fitoren e xhiros së 20-të ndaj St. Poltenit të Bundesligës së Austrisë me rezulatat 4-1, njofton Klan Kosova.

22 vjeçari realizoi golin e fundit në minutën e 95-të. Ai shënoi nga pika e bardhë. Salzburgu udhëheq në tabelë me 46 pikë, pesë më shumë se Rapidi i Vjenës që është në vendin e dytë. Ai ka arritur në shifrën e nëntë golave e gjashtë asistimeve në 17 paraqitje.